Tirana është dorëzuar

Futboll

Tirana është dorëzuar

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 18:22
Tirana është dorëzuar

Duke parë formën e Tiranës vitin e kaluar, të gjithë analistët dhe mediat menduan se kampionia në fuqi do të ishte përsëri pretendentja kryesore për fitimin e Superligës Shqiptare.

Megjithatë kryeqytetasit nuk ka arritur për asnjë moment të tregojnë vazhdimësi në kampionat. Në ditën e djeshme, në përballjen ndaj Kukësit, Tirana humbi me rezultatin 0-2, duke rënë në vendin e 6-të në renditjen e përgjithshme.

Tashmë skuadra e drejtuar nga Orges Shehi duket se e ka humbur luftën për titullin kampion dhe tashmë fokusi i vetëm është një vend në Europë. Aktualisht diferenca me vendin e tretë që mbahet nga Teuta është 8 pikë. Kjo betejë do të jetë mjaft e vështirë për Tiranën, pasi përballjet e ardhshme i ka ndaj Teutës dhe Vllaznisë.

Nga ana tjetër edhe Kukësi duket si i dorëzuar në luftën për titullin kampion.

Vetë trajneri i veriorëve, Mirel Josa u shpreh se ky klub ka neglizhuar shumë pikë, çka e bën mjaft të vështirë synimin e trofeut. Gjithashtu dhe Kukësi ka dy përballje të vështira, ndaj Partizanit dhe Teutës, që do të tregojnë shumë mbi formën e kësaj skuadre dhe situatën për tre ekipet më të mira të Superligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat