Real Madrid – Valencia, Toni Kroos më i vlerësuari

Futboll

Real Madrid – Valencia, Toni Kroos më i vlerësuari

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 19:11
Real Madrid – Valencia, Toni Kroos më i vlerësuari

Reali i Madridit ka shënuar fitoren e dytë radhazi në kampionatin spanjoll.

“Mbretërit” triumfuan me rezultat të pastër 2:0 ndaj Valencias, në takimin që i takoi javës së 23-të.

Pas 12 minutave lojë, “Los Blancos” shënoi golin e epërsisë me sulmuesin francez, Karim Benzema.

Derisa goli i dytë u realizua nga gjermani i mesfushës, Toni Kroos tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.

Pikërisht ishte gjermani, Kroos që është vlerësuar më së shumti nga sajti “Whoscored.com” që i dha notën 8.3.

Me notë të lartë u vlerësua edhe Karim Benzema që mori notën 7.9.

Poashtu edhe braziliani Casemiro mori notën 7.8 në këtë takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat