Formacionet zyrtare: Interi do kreun, Lazio top-katërshen

Futboll

Formacionet zyrtare: Interi do kreun, Lazio top-katërshen

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 19:55
Inter/Lazio

Interi dhe Lazio zhvillojnë njërën prej ndeshjeve kryesore të xhiros së 22-të në Serie A.

Nerazzurrët kërkojnë kreun e tabelës pas humbjes së Milanit dhe me fitore eventuale do të jenë liderë në kampionat.

Në anën tjetër, Biancocelestët kërkojnë pikë të plota, pasi fitorja do t’i barazonte me Romën që ndodhet në pozitën e tretë në renditje.

Do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Antonio Conte dhe Simone Inzaghi.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Perisic; Lautaro Martinez, R Lukaku.

Formacioni startues i Lazios: Reina; Patric, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Marusic; Correa, Immobile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat