Lukaku shënon golin e 300-të në karrierë

Futboll

Lukaku shënon golin e 300-të në karrierë

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 23:35
Lukaku

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka shënuar golin e 300-të në karrierë në fitoren ndaj Lazios.

Belgu realizoi dygolësh në fitoren 3 – 1 kundër Lazios, derisa një gol tjetër u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Me këta dy gola, Lukaku ka arritur në shifrën e 300 golave në karrierë.

56 gola prej tyre janë në fanellën e “Neurazurëve”, ku u transferua në vitin 2019 nga Manchester Unitedi për 80 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat