Zidane: Ka shumë lëndime, jam i shqetësuar

Futboll

Zidane: Ka shumë lëndime, jam i shqetësuar

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 09:21
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është shprehur i shqetësuar nga lëndimet që po marrin “Los Blancos”.

Real Madrid u rikthyer në pozitën e dytë pas triumfit ndaj Valencias, ku ata triumfuan me rezultat 2-0 me golat e Benzemas dhe Toni Kroos.

Por, i rikthyeri nga lëndimi, Daniel Carvajal, doli nga loja sërish nga lëndimi dhe kjo paraqiti një shqetësim për trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

Francezi u shpreh i shqetësuar nga lëndimet e shpeshta që po i ndodhin “Los Blancos”, ai tha se është i shqetësuar për lojtarët dhe për shëndetin e tyre dhe nuk kupton përse këto lëndime po ndodhin kaq shpesh.

“Nuk kuptoj! Ka kaq shumë lëndime dhe nuk po kuptoj përse, jam i merakosur! Kur humb një lojtar, mua më vjen keq”, tha ai.

“Carvajal ka bërë 25 minuta fantastikë, dhe jam i zemëruar sepse ai është i rëndësishëm për ne”, shtoi ai.

“Ne do të vazhdojmë kështu dhe nuk do të shikojmë skuadrat tjera. Jam i lumtur për lojtarët e mi dhe ne ishim shumë të mirë në mbrojtje. Me topin bëmë lojë shumë të mirë, veçanërisht në pjesën e parë”, përfundoi Zinedine Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat