Reali po monitoron katalunasin Olmo, synohet transferimi i tij në verë

Futboll

Reali po monitoron katalunasin Olmo, synohet transferimi i tij në verë

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 17:39
Dani Olmo

Një futbollist katalunas mund të transferohet në Real Madrid për edicionin e ardhshëm.

Fjala është për mesfushorin Dani Olmo i cili është duke kaluar formë jashtëzakonishtë të mirë te Borussia Moenchegladbach.

Mesfushori i lindur në Barcelonë dhe i dalë nga akademia e gjigantit katalunas është duke shkëlqyer në Bundesliga.

22-vjeçari që iu bashkua RB Leipzigut në janarin e vitit të kaluar për 22 milionë euro ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë këtë edicion.

Medait spanjolle kanë raportuar se Los Blancos janë duke monitoruar situatën e tij dhe duan transferimin e Olmos në Santiago Bernabeu.

Reprezentuesi spanjoll po shihet si zëvendësuesi adekuat i kroatit Luka Modric i cili është në perëndim të karrierës.

Gjithsesi madrilenët nuk e kanë aspak të lehtë afrimin e tij, për të cilin interesim ka shprehur edhe Barcelona.

RB Leipzig vështirë se do të mund ta ndalë yllin e saj, por synon që nga shitja e Olmos të fitojë mbi 50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat