David Moyes komenton debutimin e Januzaj, që nuk ia doli të shkëlqejë te Unitedi

Futboll

David Moyes komenton debutimin e Januzaj, që nuk ia doli të shkëlqejë te Unitedi

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 17:41
David Moyes dhe Adnan Januzaj

Ish trajneri i Unitedit, David Moyes ka folur lidhur me sulmuesin Adnan Januzaj që debutojë në fanellën e “Djajve të Kuq” në vitin 2013.

Moyes që sapo kishte zëvendësuar trajnerin Sir Alex Ferguson, i dha mundësinë atë kohë 18-vjeçarit të debutojë në fitoren ndaj Crystal Palace.

Disa javë më pas, Januzaj nisi nga minuta e parë kundër Sunderland dhe nuk mund të shkonte më mirë.

Shqiptari që përfaqëson Belgjikën, ia doli të realizoi dygolësh në fitoren 2 – 1.

Ishte një ndër debutimet më të mira në Premierligë, me Moyes që besonte se Januzaj do prekte majën, por nuk ia doli.

“I dhashë Wayne Rooney debutimin e tij në Premierligë, dhe Ross Barkley dhe Adnan Januzaj me siguri do jetë aty me lojtarët që kanë kualitet”.

“Nuk ishin vetëm dy golat e tij, ndeshja e plotë ishte tjetër nivel. E dinim që ishte talent i veçantë, por i mbajti këmbët në fushë”.

“Ai do ishte top lojtar, por e kisha në rezervë. Ishte djalë i mirë, kënaqësi të punosh më të. Mendoj se ishte koha e duhur të luante sepse ishte shumë i mirë”, ishin fjalët e Moyes.

Shtatë vite pas debutimit, Januzaj pritet të përballet me Unitedin, në 1/32 e finales së Ligës të Evropës.

Sulmuesi u largua nga “Old Trafford” duke kaluar në Sociedad në vitin 2017, pasi dështoi të shkëlqejë nën urdhrat e Van Gaal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat