Kërkohet nga Bayern Munich, Norwich zbulon çmimin e kartonit të Aarons

Futboll

Kërkohet nga Bayern Munich, Norwich zbulon çmimin e kartonit të Aarons

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 18:34
Max Aarons

Norwich City i ka kërkuar Bayern Munichut të paguajnë 30 – 35 milionë euro nëse duan të nënshkruajnë me Max Aarons këtë verë.

Gjiganti gjerman e ka vëzhguar Aarons për dy vite dhe ka nisur negociatat për mbrojtësin e krahut të djathtë.

Norwich nuk është në nxitim të diskutojë marrëveshjen edhe pse preferojnë të mbyllin bisedimet në fundin e sezonit.

Manchester Unitedi gjithashtu e sheh anglezin si opsion, por s’ka asgjë konkrete.

Aarons ka impresionuar këtë edicion duke zhvilluar çdo minutë në 29 ndeshje dhe realizuar një gol plus ka dhuruar tri asistime.

Bayerni e ka bërë prioritet transferimin e Aarons, meqenëse dje mbyllen marrëveshjen për Dayot Upamecanon.

Mbetet të shihet nëse “Bavarezët” do paguajnë vlerën që kërkon Norwich City, skuadër që synon rikthimin në Premierligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat