Lippi zbulon dy favoritët e tij për të fituar Ligën e Kampionëve

Futboll

Lippi zbulon dy favoritët e tij për të fituar Ligën e Kampionëve

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 21:19
Marcello Lippi

Ish trajneri i Kombëtares së Italisë, Marcello Lippi thotë se Manchester City dhe Bayern Munich janë dy favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve, derisa insiston se pesë klube janë në garë për Scudetto.

“Mendoj se Bayern Munich dhe Manchester City janë para skuadrave të tjera. Bayern kanë skuadrën më të mirë në Evropë, City ka fituar 16 ndeshje në Premierligë radhazi. Janë skuadra më e rrezikshme”, tha fituesi i Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006 për Radio 1.

Ndërsa, sa i përket Seria A, Lippi mendon se pesë skuadra janë në garë.

“Ky është sezon i çuditshëm. Kemi Interin me 50 pikë, Roma me 42 dhe Napolin dhe Juven që kanë një ndeshje më pak. Këto pesë skuadra janë në garë për titull”.

“Juventus duhet që të gjejnë identitetin, kanë ndryshuar shumë dhe nuk kanë pasur shansin për të provuar gjëra të reja, pos ndeshjeve në ligë. Milan është ende në garë, janë një pikë prapa liderit, duhet të rregullojnë problemet që kanë, dhe të shtojnë përforcime në skuadër”, u shpreh ai.

Të dielën e ardhshme në vikend do zhvillohet derbi italian mes Milanit dhe Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat