Bruno dërgon mesazh për tifozët e Man Utd pas zhgënjimit ndaj West Brom

Futboll

Bruno dërgon mesazh për tifozët e Man Utd pas zhgënjimit ndaj West Brom

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 09:52
Bruno Fernandes

Manchester United kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e tyre të fundit në Premierligë ndaj West Bromwich Albiol.

Gjatë gjithë pjesës së parë, Djajtë e Kuq u dominuan nga skuadra e drejtuar prej Sam Allardyce.

Megjithatë, gjatë pjesës së dytë Bruno Fernandes barazoi shifrat për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.

Pas sfidës, Bruno u dërgoi një mesazh gjithë tifozëve të Man Utd, duke i thënë se nuk ishte rezultati që donin.

“Jo rezultati që dëshiruam por do të vazhdojmë të punojmë dhe nuk do të dorëzohemi asnjëherë”, tha Bruno në rrjetin e tij social instagram.

Në fund të ndeshjes, Bruno kishte një fjalosje me Ole Gunnar Solskjaer dhe shënoi golin e vetëm për skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat