Ankohet Lingard: Në Manchester United s’m’u dha mundësia

Futboll

Ankohet Lingard: Në Manchester United s’m’u dha mundësia

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 10:12
Jesse Lingard

Jesse Lingard ka shpjeguar përse vendosi t’i bashkohet West Hamit në janar, duke këmbëngulur se në Manchester United nuk i ishin dhënë mundësi për të luajtur sezonin e kaluar.

Unitedi e largoi Lingardin në huazim te West Hami me kënaqësinë më të madhe muajin e kaluar, i cili do të qëndrojë në klubin londinez deri në përfundim të këtij sezoni..

Trajneri i Unitedit Ole Gunnar Solskjaer e ka pranuar se nuk kishte mundur t’i premtonte Lingardit vend në skuadrën e tij, por 28-vjeçari këmbëngul se nuk i ishte dhënë ndonjë mundësi e drejtë për ta dëshmuar vlerën e vet, pas rifillimit të sezonit të kaluar në qershor, i cili ishte ndërprerë si pasojë e pandemisë.

I pyetur pse kishte vendosur ta sfidonte veten në West Ham dhe jo të qëndrojë në United për të luftuar për një vend në ekipin e parë, Lingard tha: “Më e rëndësishmja, kam ardhur këtu për të luajtur, për të fituar dhe për ta ndihmuar ekipin. Shpresoj ta bëj këtë dhe pastaj shohim se ku jemi në fund të sezonit”.

“Më rëndësi është të luaj me buzëqeshje në fytyrë dhe ta shijoj futbollin tim dhe të rikthehem ai Jesse i vjetër.”

Ai shtoi: “Pas karantinës u riktheva si njëri prej lojtarëve në formën më të mirë fizike në skuadrën e Unitedit por nuk m’u dha mundësia të cilën e prisja. Tërë kohën isha aty dhe nuk luaja pavarësisht se bëja ushtrime shtesë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat