Tensione, plasin grushtet para sfidës...

Futboll

Tensione, plasin grushtet para sfidës...

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 11:00
Tensione, plasin grushtet para sfidës...

Xhordan Henderson, kapiteni i Liverpooit, mendon se spostimi i vëmendjes në Champions do ta ndihmojë skuadrën kampione të Anglisë për ta kaluar krizën që po kalon në Premier Ligë.

Ai ka përgënjeshtruar edhe zërat në rrjetet sociale për një sherr mes Alison Bekerit dhe Endrju Robertsonit në dhomat e zhveshjes pas gabimit të portierit në ndeshjen me Lestërin. Në fakt, gardiani brazilian është bërë protagonist në humbjet e fundit të të kuqve në kampionat.

Ai gaboi në dy prej golave të Mançester Sitit në “Anfield” javën e shkuar dhe e përsëriti të njëjtën skenë edhe në disfatën me Lestërin të shtunën.

”Mendoj se nuk duhet të komentoj asgjë për këtë. Është e panevojshme që të komentosh dikë që ulet përpara tastierës dhe krijon zëra për sherre mes trajnerëve dhe lojtarëve në dhomën e zhveshjes.

Ato nuk janë të vërteta, edhe pse më pëlqeu fakti që Robo dhe Ali po ziheshin për diçka që na bëri pak të turfullonim. Por përveç kësaj, nuk është se e vramë shumë mendjen”, tha Henderson përpara sfidës së
Ligës së Kampioneve me Lajpcigun.

“Lajpcigu është një skuadër shumë e mirë, me lojtarë dhe një trajner të fortë. Mendoj se të gjithë e dinë këtë. Nuk kemi nevojë për shumë seanca stërvitore. Bëjmë disa stërvitje të shkurtra mes ndeshjeve.

Mësojmë sa më shumë që të jetë e mundur për kundërshtarin për ta zbatuar në ndeshje. Është një shans i ri, një sfidë e re. Duhet të shkojmë atje për të dhënë 100%. Jemi gati për të dhënë maksimumin dhe marrë një rezultat pozitiv kundër një skuadre shumë të mirë”, shtoi mesfushori i “Reds”-ave në lidhje me sfidën e sotme.

Ai u pyet edhe për formën e Tiago Alkantarës, që nuk ka shkëlqyer që prej transferimit nga Bajerni në verë: “Tiago ka qenë i shkëlqyer që kur ka ardhur. Të gjithë e dinë sesa lojtar i mirë është. Ai ka qenë fantastik edhe jashtë fushe. Ai është një shembull dhe ti mund të mësosh shumë gjëra prej tij.

Mendoj se është një afrim fantastik për skuadrën dhe ndoshta Lajpcigun e njeh më mirë se kushdo nga ne për të na dhënë një apo dy këshilla që mund ta na ndihmojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat