Barcelona synon mesfushorin e Romës

Futboll

Barcelona synon mesfushorin e Romës

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 12:33
Barcelona synon mesfushorin e Romës

Gonzalo Villar erdhi si i panjohur verën e kaluar në Serinë A për të veshur fanellën e Romës dhe tani është shndërruar në titullar fiks te verdhekuqtë.

22-vjeçari admirohet nga Fonseca, i cili i ka dhënë besim teksa paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e Barcelonës.

Katalanët duan të rinovojnë skuadrën me lojtarë të rinj dhe Villar mund të jetë njëri prej tyre, megjithatë gjithçka do të varet nga dëshira e drejtuesit të Romës për ta mbajtur apo për të përfituar nga shitja e mesfushorit.

Villar u ble për vetëm 4 milionë Euro nga Elche në 2020-ën dhe tani kushton të paktën 5-fish më shumë për Romën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat