Ravel kujtoi një episod mjaft të veçantë

Futboll

Ravel kujtoi një episod mjaft të veçantë

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 12:57
Ravel kujtoi një episod mjaft të veçantë

Ravel Morrison; cilësi të shkëlqyera si futbollist, sjellje e diskutueshme si njeri. Anglezi hyri në histori si një nga lojtarët më të fortë anglezë, që ka luajtur te Lazio. Igli Tare e mori në vitin 2015 te bardhekaltrit, një “bast” që nuk dha rezultat. Një “endacak” nëpër Europë dhe më gjerë, futbollisti anglez kurrë nuk ka arritur të “hedhë rrënjë” në një klub. Aventura e tij e fundit përfundoi keq në Hollandë, te Den Haag.

Në një komunikim “live” në rrjetet sociale, Ravel kujtoi një episod mjaft të veçantë: “A ju kujtohet, kur më nxorët nga dhoma e zhveshjes për vjedhjen e këpucëve tuaja?” 

Pyetja ishte për Rio Ferdinand, gjithashtu në lidhje të drejtpërdrejtë. Morrison vijoi më tej: “Padyshim që paga ime ishte ajo e një futbollisti të të rinjve, sepse isha ende fëmijë. Duke shitur një palë këpucë sporti, unë isha në gjendje të fitoja 250 paund.

Nëse do të shisja dy palë këpucë, do të fusja në xhep 500 paund. Kështu mund ta çoja familjen time në një restorant kinez, ose diçka të ngjashme. Ju kishit 30 palë këpucë sporti.

Nuk doja të lëndoja askënd, por kur pashë që ti dhe Rooney kishit 20 apo 30 palë këpucë në të njëjtën kohë, mendova se marrja e një pale për të siguruar pak ushqim në shtëpinë time nuk do të ishte problem. Në fakt vodha dhe shita një palë këpucë të Rooney”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat