Karabeci: Ndoshta e kanë si strategji të trajnerit

Futboll

Karabeci: Ndoshta e kanë si strategji të trajnerit

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 13:02
Karabeci: Ndoshta e kanë si strategji të trajnerit

Erando Karabeci është i ftuar në emisionin “Pressing” për të komentuar ecurinë e kampionatit.

Mesfushori i Teutës shprehet se kampionati po jep verdiktet e drejta dhe të gjitha skuadrat kanë pikët e merituara. Sa i përket Vllaznisë vendoset në dukje loja sulmuese e shkodranëve që vjen në bazë të strategjive të Brdariç.

“Konkurrencë është e madhe sivjet, por të shohim fundin. Klasifikimi tregon atë që kanë bërë ekipet, por është gjysma e rrugës dhe do të shohim se si do të shkojë.

Jemi përballur me Vllazninë dhe kanë ekip të mirë. Bëjnë futboll të mirë, janë me meritë të parët. Bëjnë futboll ofensiv dhe ndoshta është strategji e trajnerit. Janë ekip që të vënë në vështirësi, i meritojnë pikët që kanë marrë”, u shpreh Karabeci..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat