Tri javët e ardhshme luhen në 12 ditë në Shqipëri

Futboll

Tri javët e ardhshme luhen në 12 ditë në Shqipëri

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 13:51
Tri javët e ardhshme luhen në 12 ditë në Shqipëri

Tri javët e ardhshme luhen në 12 ditë, FSHF zbulon axhendën e Kategorisë Superiore

Federata Shqiptare e Futbollit, ka zbuluar së fundmi axhendën për 3 javët në vazhdim të Kategorisë Superiore, të cilat do të zhvillohen në harkun kohor të 12 ditëve.

E planifikuar për t’u luajtur ditën e mërkurë, java e 20-të u shty për në fundjavë, ku të shtunë dhe të dielën do të luhen 5 sfidat e planifikuara. Ndërkohë për sa i përket 2 javëve ne vijim, ato do të zhvillohen në datat 26-27 shkurt si dhe 3 mars.

Pra në harkun kohor të 12 ditëve, janë planifikuar të zhvillohen 3 javët në vijim, që vijnë me përballje tepër interesante ku spikasin, Kukësi-Partizani, Vllaznia-Tirana, Partizani-Laçi, Kukësi-Laçi, etj...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat