Ademi: Liga jonë është më e mira në 15 vitet e fundit! 

Futboll

Ademi: Liga jonë është më e mira në 15 vitet e fundit! 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 14:42
Ademi: Liga jonë është më e mira në 15 vitet e fundit! 

Dinamo nga Zagrebit e pret me padurim ballafaqimin me skuadrën ruse, Krasnodar, në kuadër të  16-ës së finales së Europa League. Ndeshja e parë luhet me 18 shkurt (18.55) dhe ajo e kthimit në Maksimir.  

“Unë besoj se kjo Dinamo mund të shkojë shumë larg. Ne jemi shumë më me përvojë se në vitet e mëparshme”, thotë Arijan Ademi.

Kapiteni Ademi në Rusi do të luajë ndeshjen e 79-të evropiane për Dinamon, duke qenë edhe një herë udhëheqësi i të "kaltërve" në fushë. 

“Ne jemi shumë më me përvojë, kjo është shumë e rëndësishme. Liga po rritet, ne tani jemi duke u përgatitur për ndeshjet evropiane përmes HNL. Për mua, kjo është liga më e fortë që kur kam luajtur, larg më e mira në 15 vitet e fundit”, tha mes të tjera futbollisti Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat