Mbrojtësi i krahut të djathtë firmos me Llapin

Futboll

Mbrojtësi i krahut të djathtë firmos me Llapin

Nga: K.G. Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 14:57
Mbrojtësi i krahut të djathtë firmos me Llapin

Llapi ‘blindon’ futbollistin Granit Musa. Skuadra nga Podujeva pretendon të ketë një fond sa më të pasur me lojtarë. 

“Mbrojtësi i krahut të djathtë, 18 vjeçari, Granit Musa nënshkruan kontratë profesionale me Llapin.

KF Llapi ka arritur të 'blindoj' me kontratë 4 vjeçare futbollistin llapjan të krahut të djathtë, Granit Musa. Musa ka spikatur me paraqitje për ekipin U-19 këtë edicion dhe pas gjithë atyre paraqitjeve të mira shpërblehet me kontratë profesionale.

Granit Musa i lindur më 22.02.2002 në Gllamnik të Podujevës, i gjatë 1.76 m më datë 22 të këtij muaji mbush 19 vite. 

Ka nisur karrierën tek Shkolla e Futbollit "Liridoni", ku i kaloi kategoritë e reja deri tek U-17, dhe më pas si junior iu bashkangjit Llapit. Ka spikatur me paraqitje në krahun e djathtë të mbrojtjes me depërtime, gola e asistime për Juniorët. Përveç pozicionit të mbrojtësit të djathtë, Musa mund të luaj edhe si sulmues i djathtë”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat