Alaba konfirmon largimin nga Bayerni

Futboll

Alaba konfirmon largimin nga Bayerni

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 15:08
Alaba konfirmon largimin nga Bayerni

Ashtu sic edhe ishte raportuar, Alaba ka dalë sot një konferencë për mediar për ti dhënë lamtumirën nga Bayern Munchen.

Mbrojtësi austriak do të largohet gjatë afatit të verës në këtë vit.

Ai sot u paraqit në konferencë për media, duke thënë se e mori këtë vendim për të bërë diçka të re në karrierë.

"Këtë vendim e kam marr personalisht. Dua që të provojë diçka të re dhe në fund të këtij sezoni do të largohem. Nuk ishte vendim i lehtë. Kam qenë këtu për 13 vite dhe klubi i Bayernit luan një rol të madh te unë", ka thënë Alaba

28-vjeçari po kërkohet nga shumë klube, përfshi Real Madridin, Chelsean, Liverpoolin dhe Manchester Unitedin.

Gjatë intervistës ai tha se ende nuk e ka menduar klubin e ri.

"Nuk e di, ende s’e kam menduar skuadrën e re. Ende nuk e di se në cilën klub do të shkoj. Shumë shpejtë do të mësohet edhe kjo", është shprehur mbrojtësi anësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat