Vllaznia më shumë se një shekull

Futboll

Vllaznia më shumë se një shekull

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 15:14
Vllaznia më shumë se një shekull

102 vite më parë në Shkodër themelohej i pari klub profesionist në Shqipëri, Vllaznia Shkodër.

Teksa sporti më i dashur në botë kish nisur masivizimin në 1913-ën, më 16 shkurt të 2019-ës intelektualët e qytetit dhe dashamirës të sportit vendosën të themelonin shoqërinë Vllaznia. Klubi që konsiderohet djepi i futbollit shqiptar jo vetëm për faktin se është i pari në vend por edhe sepse ka dhënë tonin futbollit shqiptar me talentet e shumtë që ka prodhuar, feston ditëlindjen duke udhëhequr kampionatin me meritë.

Në Shkodër tradicionalisht kanë ditur të festojnë, por humori i tyre është prishur disi, teksa dy vite më parë festonin një shekull futboll në Kategorinë e Parë.

Megjithatë sot, në një periudhë jo të mirë për mbarë njerëzimin shkodranët, i madh e i vogël krenohen me ekipin e zemrës, Vllaznia që në mënyrë surprizë është lokomotiva e një gare të ashpër. Djemtë e drejtuar nga Thomas Brdariç janë në krye të diferencuar dhe ajo që e bën më të bukur udhëheqjen e këtij kampionati është loja e prodhuar në fushë.

Një skuadër që dëfren duke sfiduar fatkeqësinë më të madhe që kjo skuadër mund të ketë, mungesën e publikut në shkallët e stadiumit. Në Shkodër Vllaznia ka qënë gjithmonë kryefjala por tashmë në këtë ditëlindje hareja dhe gëzimi kanë pushtuar të gjithë. U bëfsh 1000-vjeç Vllazni dhe festosh me sa më shumë trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat