Zidane larg Realit

Futboll

Zidane larg Realit

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 16:44
Zidane larg Realit

Zinedine Zidane mund të largohet nga Reali i Madridit në fund të këtij sezoni.

Ecuria jo shumë pozitive e skuadrës madrilene në këtë sezon ka bërë që në Spanjë të qarkullojnë zëra për një lamtumirë të parakohëshme të francezit nga kampionët aktualë të La Ligas, edhe pse kontrata aktuale e Zidane me Los Blancos skadon në verën e vitit 2022.

Sëfundmi mësohet se Zizou është kontaktuar nga drejtuesit e Juventusit. Momentalisht në krye të bardhezinjve është Andrea Pirlo dhe një sezon i dështuar do e komplikonte të ardhmen e tij. Zidane me Realin ka fituar disa herë trofeun e Champions League, një fiksim i Juventusit prej vitesh.

 El Chiringuito raporton se nuk është vetëm klubi nga Torino që e do Zidane për stolin. Opsioni tjetër për të është kombëtarja e Francës, si pasues i Didier Deschamps. Federata Franceze e Futbollit po e mendon diçka të tillë, dhe ish-mesfushori kampion Bote me Francën në 1998-ën është trajneri ideal për të zëvendësuar Deschamps.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat