Flick zgjedh favoritet për Champions

Futboll

Flick zgjedh favoritet për Champions

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 17:11
Flick zgjedh favoritet për Champions

Bayern Munich do të luajë në Champions 23 shkurtin e ardhshëm kundër Lazio-s, por Hansi Flick ka analizuar skuadrat favorite për fitoren e madhe ose ato që pritet të bëjnë një paraqitje të mirë.

Në një intervistë për France Football, trajneri i bavarezëve ka zbuluar skuadrat më të forta të kompeticionit:

“Manchester City është në një formë të jashtëzakonshme dhe ka një lojë mbresëlënëse”, ka thënë Flick.

“Më pas është PSG, që edhe në këtë sezon, pas finales të vitit të kaluar, është mes favoriteve falë Neymar dhe Mbappe”.

Në mënyrë surprizë, Flick ka përmendur edhe një skuadër tjetër: “Më pëlqen shumë ajo që po bën Sevilla me trajnerin e saj Julen Loptegui, sepse mund ta shikojmë dorën e tij. Ky formacion mund të shkojë larg në këtë kompeticion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat