Josa: Ky nuk është ende Kukësi im

Futboll

Josa: Ky nuk është ende Kukësi im

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 17:31
Josa: Ky nuk është ende Kukësi im

Fitorja me Tiranën ishte një sukses i rëndë për Kukësin, që pas një hapi fals me Kastriotin bëri menjëherë autokritikë duke treguar se nën drejtimin e Josës ekipi po vjen në rritje. Por frytet e punës së këtyre kohëve dhe fitoren ndaj bardhebluve, Josa nuk i merr për vete, pasi për të Kukësi nuk është ende Kukësi i tij, por vazhdë e punës së bërë dhe nga paraardhësit.

“Nuk mund të them që është Kukësi i Mirel Josës, unë kam vlerësuar edhe punën e paraardhësit tim. Nuk do të thotë asgjë që mposhtëm Tiranën dhe gjërat shkojnë mirë, ne duhet të gabojmë sa më pak.

Këtë javë tjetër sfidë kryeqytetase me Partizanin, në një duel të drejtpërdrejtë rivalësh, të cilin Josa e vlerëson maksimalisht.

” Partizani është një skuadër shumë serioze përsa i përket vazhdimësisë së kampionatit, një skuadër pretendente, kështu që nuk dua ta ngarkoj më tepër skuadrën me këto probleme”.

Ibraimi golashënues i Superiores por dhe njeriu vendimtar për Kukësin në javët e fundit. A ka krijuar varësi skuadra nga tetovari dhe rrezikon në rast të një dëmtimi të yllit të saj. Për Josën, mënjanë meritat e jashtëzakonshme të Ibraimit, pikët kanë ardhur si pasojë e lojës së të gjithë skuadrës.

” Kukësi nuk është vetëm Ibraimi. Nuk dua të veçoj individë. Mua më intereson vetëm mënyra e impenjimit e futbollistëve të mi, qoftë në stërvitje dhe po ashtu në ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat