Rrëfimi i ish-futbollistes së infektuar prej 331 ditësh: Ndihem sikur jam në burg

Futboll

Rrëfimi i ish-futbollistes së infektuar prej 331 ditësh: Ndihem sikur jam në burg

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 18:37
Rrëfimi i ish-futbollistes së infektuar prej 331 ditësh: Ndihem sikur jam në burg

Ish-futbollistja nga Çikago, amerikania Caitlin Dennis ka vuajtur nga COVID-19 për 331 ditë.

Ajo tha se u infektua para se të regjistrohej vdekja e parë në shtetin amerikan të Illionois.

Asaj tashmë po i duket se e ka kaluar një shekull të tërë që nga ajo kohë.

“Unë u infektova me virusin korona para se dikush të mbante maskë. Tash po flasim për vitin e dytë, vaksinat dhe masat e reja, por për mua gjithçka është e njejtë”, tha ajo.

“Unë jam gjithmonë në shtrat, në dhomën time dhe jam e sëmurë prej 331 ditësh. Ndihem sikur koha nuk po lëviz, ndihem sikur jam në burg”, tregoi Dennis për “Washington Post”.

“Ndonjëherë kam humbje të kujtesës, kështu që mendoj se kam amnezi”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat