Zogaj gjykon ndeshjen e madhe, Sociedad - Manchester Utd

Futboll

Zogaj gjykon ndeshjen e madhe, Sociedad - Manchester Utd

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 22:18
Zogaj gjykon ndeshjen e madhe, Sociedad - Manchester Utd

Gjyqtari nga Kosova, me nënshtetësi zvicerane Bekim Zogaj, është caktuar për ndeshjen e madhe të 1/16 së finales së Europa League në futboll.

Ai është asistent i Sandro Scharer në sfidën mes Sociedad dhe Manchester Utd, që luhet të enjten në orët e mbrëmjes (18.55) në stadiumin e Juventusit në Torino.

Treshja zvicerane që gjykojnë në këtë ndeshje janë:  Sandro Scharer – kryesor,  Stephane De Almeida – asistent, Bekim Zogaj-asistent dhe gjyqtari i katërt është Lionel Tschud.  

E veçanta tjetër, pjesë e Sociedadit është shqiptari nga Kosova, Adnan Januzaj. Kështu që në këtë përballje pritet të janë dy shqiptarë në fushë, Januzaj si futbollist dhe Zogaj padyshim si gjyqtar. 

Një ndeshje që pritet me padurim dhe një sfidë e vështirë për Sociedadin ndaj gjigantit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat