Lala flet për të ardhmen e Milot Rashicës

Futboll

Lala flet për të ardhmen e Milot Rashicës

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:26
Lala flet për të ardhmen e Milot Rashicës

Milot Rashica është njëri prej futbollistëve shqiptarë më të kërkuar kohëve të fundit në tregun e transferimeve.

Futbollisti i Kosovës dhe Werder Bremenit është kërkuar në janar dhe në verën e kaluar nga shumë klube.

Por, interesim më konkret patën RB Leipzig, Aston Villa, Bayer Leverkusen dhe Hertha Berlin.

Për të ka folur tashmë edhe menaxheri Altin Lala, i cili thotë se vushtrriasi është “interesant” për shumë klube.

“Miloti ka kaluar disa lëndime të vogla, të cilat e lanë pak mbrapa, por tani është rikthyer në formën e tij”, ka thënë Lala për “ATV”.

“Kurse shifrat janë relative, nuk janë interesante, shpresoj të aktivizohen. Rashica është lojtar interesant për shumë klube”, shtoi Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat