Dënohet Llapi

Futboll

Dënohet Llapi

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 12:44
Dënohet Llapi

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku- kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 16.02.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të Kupës së Kosovës 1/8-ta e finales, duke ju referuar raporteve dhe deklaratave plotësuese të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore  mori këtë bendimi: FC “Llapi” nga Podujeva në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave, për lëshim në organizimin e ndeshjes së Kupës së Kosovës, 1/8 e finales, Llapi-Ballkani, zhvilluar me datë 09.02.2021 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Motivi: Mosrespektim i masave anti-Covid19 si dhe hedhja e fishekzjarrëve në min 1,4 dhe 34. Në min 34 ndërprehet loja për 4 min, derisa janë larguar shikuesit nga tribunat. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1.H dhe neni 10 paragrafi1.D, të Rregullores disiplinore;

DËNOHET me të holla në shumë prej 1000 euro (një mijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 8ditë, nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi1 ).

KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së tij datë 16.02.2021, respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat