Ofendojnë trajnerin e tyre pas lajmit jo të mirë

Futboll

Ofendojnë trajnerin e tyre pas lajmit jo të mirë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 13:03
Ofendojnë trajnerin e tyre pas lajmit jo të mirë

ajmi se trajneri Borusia Mynshenglabahut, Marko Roz do t’i bashkohet pas këtij sezoni Borusia Dortmundit ka acaruar ultrasit e klubit nga veriu i Vestfalisë.

Ata kanë vendosur një banderolë në stadium duke shfryrë zemërimin ndaj teknikut Roz duke e konsideruar një “mercenar”.

“Asnjë mercenar nuk është mbi klubin. Nxirreni menjëherë jashtë derrin pa karakter!”, shkruhet në banderolën e ultrasve bardhezi të Borusia Mynshenglabahut.

Duke patur parasysh rivalitetin mes dy klubeve, duke nisur që nga emri si dhe faktin e diferencave të mëdha financiare mes tyre, një zgjedhje e tillë e trajnerit Marko Roz i ka zhgënjyer jo pak përkrahës atë Borusia Mynshenglabahut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat