Zbulohet oferta që Juventusi po përgatit për Heung-min Son

Futboll

Zbulohet oferta që Juventusi po përgatit për Heung-min Son

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 13:23
Zbulohet oferta që Juventusi po përgatit për Heung-min Son

Gjiganti italian, Juventus, raportohet se është duke përgatitur një ofertë për Heung-min Son.

Ylli korean i futbollit është një nga lojtarët më të mire në Premier Ligë për këtë sezon, por mbetet të shihet se sa do mund t’i rezistojë kohës pa fituar trofe me Tottenham Hotspurin.

‘Calciomercatoweb’ shkruan se Juventusi është duke përgatitur një ofertë 90 milionëshe për transferimin e reprezentuesit të Koresë së Jugut, ofertë e cila shihet si e parezistueshme.

28 vjeçari është pjesë e Spursave që nga viti 2015, teksa vlerësohet si një futbollistët më të mirë aziatik në vitet e fundit.

Ndryshe, Son me klubin londinez ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat