Roshi zyrtarizohet te ekipi i ri

Futboll

Roshi zyrtarizohet te ekipi i ri

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 14:02
Roshi zyrtarizohet te ekipi i ri

Odise Roshi është zyrtarisht tashmë futbollisti më i ri i klubit hungarez të Diosgorit.

Fieraku ka kaluar me sukses vizitat mjekësore, teksa kjo pjesë ishte e vetmja që mbante peng zyrtarizimin e marrëveshjes për shkak të problemeve fizike që sulmuesi i kombëtares ka pasur në të kaluar.

Megjithatë, tashmë gjithçka ka kaluar me sukses dhe Roshi do të jetë i përqëndruar për të dhënë maksimumin në fushën e lojës.

Klubi i Diosgorit është i përfshirë në garën për mbijetesë në këtë sezon dhe 29-vjeçari shpreson të kontribuojë pozitivisht për klubin, ndërsa në skuadër do të gjejë edhe shqiptarin tjetër, Hysen Memolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat