UEFA mund të dënojë brazilianin

Futboll

UEFA mund të dënojë brazilianin

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 15:11
UEFA mund të dënojë brazilianin

Ylli i PSG-së, Nejmar rrezikon të pezullohet dy ndeshje në Ligën e Kampioneve pas komenteve që shprehin pakënaqësi për penalltinë e Barcelonës dje ndaj francezëve dhe golin e Lionel Mesit nga 11 metra.

Braziliani shfryu në “Tëitter” gjatë kohës që po ndiqte takimin mes katalanasve dhe parizienëve.

“Qeshni me këtë penallti! Gol m**i!”, shkroi 29-vjeçari në “Twitter”.

Edhe pse ai e fshiu brenda pak momentesh postimin e tij, qëndrimi i shprehur ndaj gjykimit dhe komentet jo të përshtatshme mund të detyrojnë UEFA-n që ta përjashtojnë Nejmarin për dy ndeshje.

Barcelona fitoi penallti në minutën e 27-të kur Frenk De Jong u rrëzua me këmbët e veta gjatë një aksioni në zonën e PSG-së. Edhe pse pamjet treguan se mesfushori holandez u rrëzua vetë, për arbitrin Bjorn Kuipers ishte 11-m. Megjithatë, PSG-ja arriti ta përmbyste sfidën dhe fitonte me rezultatin e thellë 1-4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat