Trajneri i Granadës: Kur ishte historike në Shqipëri, imagjino tani…

Futboll

Trajneri i Granadës: Kur ishte historike në Shqipëri, imagjino tani…

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 15:25
Trajneri i Granadës: Kur ishte historike në Shqipëri, imagjino tani…

Granada bëri debutimin në Europë kundër Tetuës, me dy skuadrat që u përballën në turin e dytë të kualifikueseve sa i përket “Europa League”. Ekipi spanjoll do të shkruante historinë gjatë sezonit të shkuar pasi la mbrapa ekipe si Valencia dhe Atletico Bilbao në kampionatin spanjoll, për të siguruar biletën europiane.

Diferencat mes futbollit të La Liga-s dhe Superiores ndiheshin në fushën e lojës, me Granadan që nuk e diskutoi për asnjë moment kualifikimin kundër Teutës. Por djemtë e Martinit u larguan pa shumë keqardhje pasi iu dorëzuan një rivali aq të fortë, i cili jo vetëm shkoi në grupet e “Europa League”, por kaloi përtej tyre.

Në ditën e nesërme Granada do të përballet kundër Napolit në fazën me eliminimin direkt. Tashmë çdo 90 minutësh i luajtur më tepër nga ana e ekipit spanjoll është një histori më vete që do të shkruhet me gërma të arta. Për këtë është i vetëdijshëm edhe trajneri Diego Martinez, që kthen disi kokën pas nga përballja me ekipin shqiptar.

“Nëse në Shqipëri kemi thënë se do të ishte një moment historik, imagjino tani kundër Napolit, pasi kemi dalë nga grupet. Ne jemi përpara një ndeshje historike. Do të luajmë me një skuadër të shkëlqyer nga Italia që ka plot lojtarë të talentuar, frymën e lartë konkurruese dhe lojtarë me shumë përvojë në Europë.

Jemi të etur për ta zhvilluar këtë ndeshje. Duhet të tregohemi “kameleon” dhe të përdorim të gjitha resurset tona”, u shpreh trajneri Diego Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat