Ballisti vjen me një urim special për pavarësinë e Kosovës

Futboll

Ballisti vjen me një urim special për pavarësinë e Kosovës

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 16:43
Ballisti vjen me një urim special për pavarësinë e Kosovës

Shteti i Kosovës po feston sot 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Për festen e 17 shkurtit, vendi jonë është uruar në mënyra të ndryshme nga shumë sportistë e tifozë.

Një urim special Kosovës ia ka bërë edhe tifozi i kombëtares shqiptare, Ismail Morina, apo i njohuri ndryshe ‘Ballisti’.

“Urime Kosovë, u bëfsh Shqipëri!”, ka shkruar Ballisti në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

Më poshtë keni postimin e njeriut, i cili u bë i njohur me dronin që e lëshoi me flamurin e Shqipërisë së madhe midis stadiumit në Beograd, në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat