Pirlo me dy ndryshime ndaj Portos

Futboll

Pirlo me dy ndryshime ndaj Portos

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 16:45
Pirlo me dy ndryshime ndaj Portos

Kulusevski në vend të Morata-s. Chiesa dhe jo Bernardeschi. Këto janë risitë kryesore të Juventusit në funksion të ndeshjes kundër Porto.

Juventus po përgatitet të sfidojë “dragonjtë” në orën 21:00 në “Estadio do Dragao” dhe Pirlo provoi suedezin së bashku me Cristiano Ronaldo nga minuta 1′ me Chiesa dhe McKennie si futbollistë krahu.

Për pjesën tjetër, asnjë lajm i rëndësishëm, çifti qendror do të formohet nga De Ligt dhe Chiellini, duke qenë se Bonuçi është i dëmtuar.

Në krahë do të operojnë natyrisht Danilo dhe Alex Sandro, kurse Bentancur dhe Rabiot do të jenë në mesin e fushës.

Formacioni i mundshëm i Juventusit (4-4-2): Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; McKennie, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Kulusevski, Cristiano Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat