Barazim i vuajtur

Futboll

Barazim i vuajtur

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 16:48
Barazim i vuajtur

Hansi Flik ishte i lumtur me pikën e marrë në ndeshjen e së hënës ndaj Bilefeldit duke e komentuar kështu barazimin dramatik 3-3.

“Ishte një ndeshje e vështirë për vetë faktin se luanim me shumë mungesa dhe moti gjithashtu pati ndikimin e tij, por skuadra tregoi se nuk dorëzohet lehtësisht dhe kjo u pa edhe në pjesën e dytë”, tha Flik pas ndeshjes.

55-vjeçari mësohet t’i ketë falënderuar lojtarët e tij edhe në stërvitjen e djeshme duke i thënë se kishin bërë një punë të madhe, edhe pse nuk morën tri pikë.

“Jam krenar për ju, ishte një javë e lodhshme për të gjithë, por ju nuk u dorëzuat kurrë”, mësohet të jetë shprehur Flik në Sabener Shtrase para seancës stërvitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat