Vinicius i kërkoi falje personalisht Zidane për ‘mashtrimet’ që bëri

Futboll

Vinicius i kërkoi falje personalisht Zidane për ‘mashtrimet’ që bëri

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 17:30
Vinicius Junior i kërkoi falje Zinedine Zidane

Vinicius Junior i kërkoi falje Zinedine Zidane për ‘hilet’ e tij që bënte para ndeshjes së sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester City.

Vinicius në atë kohë nuk bëri fare parapërgatitjet për t’u ndeshur me Man City, më pas ai u pa duke folur në telefon në dhomën e zhveshjes.

Ai u la jashtë skuadrës si rezultat dhe Los Blancos e humbi edhe ndeshjen e dytë 1-2.

Telashet midis Zidane dhe Vinicius ishte një burim zhgënjimi për menaxherin dhe zyrtarët e klubit pasi Reali shpreson shumë tek i riu.

Këtë sezon Vinicius ka filluar 11 ndeshje në kampionat pasi Eden Hazard vazhdon të luftojë me lëndime – por goli i tij i fundit erdhi në tetor, kundër Shakhtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat