Solskjaer konfirmon se dy lojtarë nuk janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Sociedad

Futboll

Solskjaer konfirmon se dy lojtarë nuk janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Sociedad

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 17:31
Ole Gunnar Solskjaer

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka bërë të ditur se Edinson Cavani nuk është i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Sociedad.

Në një konferencë për shtyp, Solskjaer, ka bërë të fitur se Paul Pogba është në rrugën e duhur të rikuperimit, mirëpo nuk është gati për t’u rikthyer.

“Unë nuk e mendoj që Pogba do të jetë i gatshëm në këtë muaj, do ta shohim që nga marsi të luajë përsëri”, u shpreh Solskjaer.

Djajtë e Kuq do të përballen me Real Sociedad në kuadër të fazës së 32 të finales të enjten më 18 shkurt.

Scott McTominay dhe Anthony Martial do të bëjnë testet e fundit nesër për të parë nëse janë të gatshëm për ndeshje apo jo.

Ndërsa, Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar për fund se Donny van de Beek nuk do të jetë i gatshëm, njësoj edhe Edinson Cavani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat