Ibra? Sfidon natyrën

Futboll

Ibra? Sfidon natyrën

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 19:12
Ibra? Sfidon natyrën

Rade Krunic, përpara ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Cërvena Zvezdës, dha një intervistë për faqen Mozzartsport.com. Ai e nisi duke folur pas humbjes ndaj Spezia.

“Nuk di çfarë t’ju them, pas asaj ndeshje kemi biseduar. Nuk mund të them se e kemi nënvlerësuar angazhimin ose se jemi stërvitur më tepër nga sa duhet…

Ne bëjmë gjithçka siç kemi bërë deri më tani dhe me të vërtetë nuk e di si ta shpjegojmë. Kemi humbur në një mënyrë katastrofike.

Që kur kam ardhur këtu, pra gati 2 vjet, kurrë nuk kam parë ekipin të luajë ashtu! Shpresojmë të kemi një derbi të mirë të dielën.

Jam i bindur që Interi kundër Lazio do të kishte dështuar nëse do ta kishim mundur Spezia. Ata patën një mundësi kaq të shkëlqyeshme të na kalonin sa nuk mund ta humbnin këtë mundësi. Padyshim që ka akoma shumë për të luajtur”.

Gjatë intervistës me mozzartsport.com, Rade Krunic gjithashtu u përqendrua te Zlatan Ibrahimoviç.

“Profesionalizmi i tij në stërvitje është interesant. Ardhja e tij ka rritur vetëbesimin e të gjithë lojtarëve, veçanërisht atyre më të vegjël.

Kam ndjenjën se të gjithë turpërohemi kur bëjmë diçka në krah të tij. Edhe pse është 39 vjeç, askush nuk matet me atë. mund të konkurrojë me të në çdo ushtrim. Sfidon natyrën".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat