PSG i vendos një çmim talentit francez

Futboll

PSG i vendos një çmim talentit francez

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 19:19
PSG i vendos një çmim talentit francez

PSG i vendos një çmim talentit francez, Kylian Mappe. Gazeta “Le Parisien”, që ka marrëdhënie të afërta me klubit kryeqytetas, shkruan se 22-vjeçarit vlerësohet 200 milionë euro.

Kjo gazetë thekson gjithashtu se ajo që Mbappé kërkon si pagë është 30 milion euro bruto në vit. Shifra që duken të pamundura për çdo klub, bazuar në situatën aktuale ekonomike që po kalon e gjithë bota për shkak të pandemisë.

Real Madridi mendoi që PSG do të kërkonte 150 milionë për Mbappénë, por shifra është rritur në 200 milionë. Për klubin “merengues” duket e pamundur të hyjë në bisedime duke u nisur nga kjo shumë për ta transferuar sulmuesin në verë në “Santiago Bernabeu”.

Shpresa e presidentit Florentino Perez është që Mbappé të mos rinovojë kontratën dhe të largohet falas në verën e vitit 2022, diçka që vështirë se mund të ndodhë. Real Madrid nuk është i vetmi klub që dëshiron Mbappénë.

Po sipas “Le Parisien”, Liverpooli, Juventusi dhe Manchester City janë gjithashtu të interesuar për lojtarin që mbetet i pavendosur për të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat