Manaj realizon dy gola për Barcelonën

Futboll

Manaj realizon dy gola për Barcelonën

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 21:38
Manaj realizon dy gola për Barcelonën

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj është rikthyer të goli ditën e sotme, teksa ka shënuar jo një, por dy gola, duke i dhënë barazim Barcelonës B ndaj Prat në transfertë, në Divizionin e dytë në Spanjë.

Lojtari lushnjar, është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 51’, duke i dhënë kështu avantazhin Barcelonës B.

Manaj vazhdon të tregojë formë të mirë, teksa ndihmon me golat dhe asistent ekipin e tij në arritjen e objektivave.

Prat barazoi shirat në minutën e 60′ me Neskens, por ishte përsëri Manaj, i cili në minutën e 81′ u tregua përsëri i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, për t’i dhënë sërsih avantazhin skuadrës së tij, që zgjati vetëm 7 minuta, pasi vendasit barazuan përsëri në minutën e 88′, për të vulosur ndeshjen në 2:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat