Me Championsin ose një trofe Garcia qëndron

Futboll

Me Championsin ose një trofe Garcia qëndron

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 22:12
Me Championsin ose një trofe Garcia qëndron

Jean-Michel Aulas, president i Lyonit, në një konferencë për shtyp tha se trajneri Rudi Garcia mund të qëndrojë edhe pas përfundimit të sezonit. Kuptohet që gjithçka do të varet nga rezultatet që do të arrijë skuadra deri në fund të sezonit.

“Stafi teknik do të jetë në krye deri në fund të sezonit, por ka mundësi që marrëdhënia të zgjatet.

Gjithmonë kam thënë se do ta diskutonim këtë në fund të vitit për të zbuluar se cilat janë mundësitë për të ardhmen. Kualifikimi në Champions League ose një trofe do të bënte që situatat të ndryshonin.”

Lyoni, pas 25 javësh, renditet në vendin e tretë në Ligue 1, me 52 pikë, tri më pak se Lille dhe dy më pak se PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat