Manchester City tregon fuqinë e liderit në Liverpool

Futboll

Manchester City tregon fuqinë e liderit në Liverpool

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 shkurt 2021 Në ora: 23:06
Manchester City tregon fuqinë e liderit në Liverpool

Manchester City fiton ndeshjen e mbetur të javës së 16-të dhe thellon edhe më shumë epërsinë në Premier League. 

City ka fituar me rezultat 3:1 ndaj Evertonit në takimin që u zhvillua në stadiumin "Goodison Park" në Liverpool. 

Djelmoshat e trajnerit Pep Guardiola treguan lojë të madhe dhe u kthyen me tre pikë të mëdha. 

Image

Një fitore që i jep edhe më shumë qetësi "qytetarëve". Për Manchester Cityn shënuan futbollistët Foden (32'), Mahrez (63'), Silva (77') dhe për Evertonin realizoi Richarlison (37'). 

Manchester City udhëheq renditjen me 56 pikë apo ka 10 më shumë se Manchester Utd, që mban vendin e dytë dhe Everton është i shtati me 37 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat