Man City thyen një rekord pas fitores ndaj Everonit

Futboll

Man City thyen një rekord pas fitores ndaj Everonit

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 07:00
Man city

Manchester City pas fitores ndaj Evertonit ka vendosur një rekord të ri në Angli.

Pra, me këtë fitore tani City është bërë klubi i parë anglez që arrin më së shumti fitore radhazi që nga fillimi i vitit kalendarik.

Në vitin 2009 Manchester United arriti që të fitojë nëntë ndeshje radhazi, ndërsa Bolton në 1906 fitojë gjashtë sosh.

Citizens deri tani kanë të regjisturara 10 fitore që nga fillimi i një viti kalendarik.

Përpos kësaj, ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola nuk kanë humbur në asnjërën nga 17 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat