Haaland: Mbappe më motivoi t’i shënoj dy gola kundër Sevillës

Futboll

Haaland: Mbappe më motivoi t’i shënoj dy gola kundër Sevillës

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 09:41
Kylian Mbappe

Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, ka thënë se u frymëzua ta udhëheqë skuadrën e vet drejt fitores së madhe 3:2 kundër Sevillës të mërkurën në Ligën e Kampionëve, pasi e pa Kylian Mbappe duke i shënuar het-trik Barcelonës një natë më herët.

Dortmundi e mori një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në udhëtim, që është hap i madh drejt synimit të tij për të kaluar në çerekfinale.

Suso e kaloi Sevillën në epërsi, por Mahmoud Dahoud e barazoi rezultatin për Dortmundin pa humbur kohë, para se Haaland të shënon dy herë të tjera.

Haaland i ka tetë gola nga pesë ndeshje këtë sezon në Ligën e Kampionëve, ndërsa 25 gola në 24 paraqitje në të gjitha garat.

Paraqitje fantastike e 20-vjeçarit erdhi vetëm një natë pasi Mbappe e shkatërroi Barcelonën duke i ndihmuar PSG-së ta fitojë 4:1 ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Camp Nou.

“E pashë Mbappen dje, ai i shënoi disa gola të bukura, ky ishte motivim falas për mua! Pra, është shumë mirë”, tha Haaland për CBS Sports. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat