Pepe zbulon sekretin se si ata arritën të mposhtin Juventusin

Futboll

Pepe zbulon sekretin se si ata arritën të mposhtin Juventusin

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 09:45
Cristiano Ronaldo dhe Pepe

Porto arriti që të mposht kampionin e Italisë, Juventusin, 2-1 në ndeshjen e vlefshme për 1/16-tën e finales.

Pepe pas ndeshjes tregoi se Porto e ka studiuar mirë Juventusin, për këtë arsye kanë ushtruar edhe presion të lartë te ta.

Golat erdhën në fillimin e secilës pjesë, ku i pari erdhi si rezultat i një gabimi të Rodrigo Bentancur, ndërsa Mousssa Marega shënoi në minutën e 46-të.

“Ne jemi përgjigjur thirrjeve të trajnerit. Ne e dinim që duhej të bënim presion të fortë për të mbajtur Juventusin mbrapa dhe të mos i lejonim ata të luajnë futbollin e tyre” tha mbrojtësi.

Megjithatë, kjo ndeshje akoma mbetet shumë e hapur, sepse Federico Chiesa shënoi një gol afër fundit të ndeshjes për t’i dhënë shpresë Bianconverëve.

“Është e vështirë kur pëson gola në shtëpi në këtë lloj ndeshje, por kemi luajtur një lojë të shkëlqyeshme”, u shpreh Pepe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat