Legjenda e Man Unitedit e gozhdon Juventusin: “Sa të dobët, të tmerrshëm”

Futboll

Legjenda e Man Unitedit e gozhdon Juventusin: “Sa të dobët, të tmerrshëm”

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, e ka kritikuar ashpër Juventusin për paraqitjen e dobët në humbjen kundër Portos në Ligën e Kampionëve, duke e përshkuar si të tmerrshme lojën e gjigantit italian.

Kampioni italian i pranoi dy gola të hershëm në fillim të secilës pjesë të lojës, duke u mposhtur 2:1 nga Porto në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Megjithëse vuajti shumë pothuajse gjatë 90 minutave, Juventusi megjithatë ia shtoi dukshëm vetes shpresat për kualifikim në çerekfinale në ndeshjen e kthimit falë golit vendimtar të Federico Chiesas.

Duke e analizuar lojën e skuadrës së Andrea Pirlos në BT Sport, ish-mbrojtësi i Unitedit tha: “Ata luajtëm tmerrshëm, tepër dobët”.

“Juventusi është me fat që e shënoi një gol si mysafir. Porto i shfrytëzoi gabimet e Juventusit në të dy pjesët. Qëllimi i Portos ishte i qartë dhe e detyroi Juventusin të bëjë gabime”, shtoi ai.

Juventusi do ta presë Porton në Torino për ndeshjen e kthimit pas tri javëve, me një përparësi nga loja e parë falë golit si mysafir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat