Suning ka një plan B

Futboll

Suning ka një plan B

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 12:17
Suning ka një plan B

Negociatat me grupin britanik BC Partners për shitjen e aksioneve të klubit, nuk po ecin me ritmet e duhura dhe pronarët kinezë të Interit janë duke marrë në konsideratë edhe një plan B, duke qenë se deri në mars pritet një zgjidhje e situatës.

Kjo pasi në këtë muaj janë parashikuar të paguhen shumë detyrime të klubit, si kësti i parë i blerjes së kartonit të Achraf Hakimit, pagat e dy muajve për futbollistët dhe stafin, si dhe detyrime për blerjen e lojtarëve si Darmian, Sensi e Barella.

Opsioni që grupi kinez Suning po merr në konsideratë, është ai i një huaje prej 250 milionë eurosh, që do t’u jepte mundësi të mbyllnin të gjitha shpenzimet deri në fund të vitit dhe njëkohësisht të ruanin shumicën e aksioneve.

Nëse situata do të normalizohet dhe do të rikthehen tifozët në stadium, atëherë kjo do të rezultonte si zgjidhja ideale, pasi në sezonin e ardhshëm zikaltrit do të fillonin të gjeneronin më shumë të ardhura dhe nuk do të kishin nevojë për sponsorizime nga Kina.

Gjithsesi vlen të theksohet se edhe negociatat me BC Partners po vijojnë me mjaft intensitet, por oferta e fondit britanik është shumë larg pretendimeve të Suning dhe kjo distancë mes palëve vështirë të sheshohet brenda muajit mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat