​Legjenda e Arsenalit i kërkon atyre ta bëjnë permanente transferimin e Odegaard

Futboll

​Legjenda e Arsenalit i kërkon atyre ta bëjnë permanente transferimin e Odegaard

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 12:27
Martin Odegaard

Ish-sulmuesi i Arsenalit Kevin Campbell, e ka përkrahur ish-skuadrën e tij që ta bëjnë huazimin e Martin Odegaard si transferim permanent nga Real Madridi.

Arsenali arriti marrëveshje gjatë afatit kalimtar dimëror me Real Madridin, për ta transferuar yllin norvegjez në formë huazimi deri në fund të këtij stinori.

“Martin Odegaard është lojtar i Real Madrid-it dhe ka gjashtë vjet që është me ta, por nuk ka arritur ta dëshmojë veten në mënyrën më të mirë. Sigurisht që ai e dëshiron një vend ku ndihet si në shtëpi, dhe po ashtu nuk e ka problem gjuhën angleze që të vijë në Arsenal”, tha Campbell për “Football Insider”.

“Pse mos të gjej një shtëpi? Pse mos të bashkohet në mënyrë permanente? Ai është tejet i mirë. Kjo është një gjë që e di sigurt. Atij vetëm i duhet t’i tregojë aftësitë e tij dhe shpresoj ta shoh të ndodhë”, shtoi Campbell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat