Rivaldo: Ndeshja kundër PSG është e fundit për Messin me Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Futboll

Rivaldo: Ndeshja kundër PSG është e fundit për Messin me Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 14:04
Rivaldo

Ish lojtari i klubit të Barcelonës, Rivaldo, deklaroi publikisht mbështetjen e tij për Joan Laporta në zgjedhjet e ardhshme të klubit, duke argumentuar se Barcelonës i duhet një president i fortë për ta kthyer klubin në vendin ku duhet.

Kjo është arsyeja pse unë mbështes Joan Laporta”, ai ka deklaroi me fjalë në një intervistë të fundit.

“Po, unë deklaroj publikisht se e mbështes atë sepse besoj se klubit i duhet figura e një presidenti të fortë i cili është i aftë ta kthejë klubin atje ku i takon, të luftojë për të gjitha trofetë”, tha ai.

Rivaldo gjithashtu beson se ndeshja e Lionel Messit në Camp Nou ndaj PSG është e fundit me klubin e Barcelonës.

“Sipas gjitha gjasave kjo do të jetë ndeshja e fundit e Messit në Ligën e Kampionëve me Barcelonën në Camp Nou, “tha ai.

Tutje Rivaldo thotë se Messi është mbi tridhjetë vjeç dhe është përgjegjësi kryesor i ekipit, kjo gjë duhet të ndryshojë sipas tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat