Ndryshon orari i ndeshjes Ballkani – Feronikeli

Futboll

Ndryshon orari i ndeshjes Ballkani – Feronikeli

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 15:05
Ndryshon orari i ndeshjes Ballkani – Feronikeli

Superliga e Kosovës në futboll nuk do të humbas kohë dhe kësisoj me ndeshjet e javës së 20-të vazhdon në fundjavë.

Ndeshjet kryesore priten të zhvillohen ditën e diele.

Por, tashmë ka ndërruar orari për ndeshjen Ballkani – Feronikeli e cila ishte paraparë të fillonte nga ora 13:00.

Gazeta “Sheshi” mëson se kjo ndeshje luhet nga ora 13:30 dhe do të transmetohet në dy kanale televizive, Klan Kosova dhe Art Motion.

Ballkani zë vendin e dytë në klasifikim me 41 pikë të grumbulluara, kurse Feronikeli renditet në vendin e pestë me 24 pikë të tubuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat